INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga flet për herë të parë në lidhje me sëmundjen e saj kronike

Lady Gaga flet për herë të parë në lidhje me sëmundjen e saj kronike

Publikuar më: 17:30 13-09-2017

Nuk është hera e parë që të kemi dëgjuar për problemet e Lady Gaga-s, por tashmë gjërat janë bërë më serioze. Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar  se vuante nga një sëmundje, por pa dhënë shpjegime të tjera apo se sa serioze është ajo.

Që atëherë këngëtarja 31-vjeçare është treguar shumë e hapur me mediat duke treguar se është shumë i rëndësishëm kujdesi vetjak, si dhe ka komunikuar vendimin se do të bëjë një shkëputje të shkurtër nga muzika.

Por tashmë ajo ka zbuluar sëmundjen nga se vuan: fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit.

Gaga aktualisht ndodhet në Toronto për premierën e filmit dokumentar për jetën e saj, i cili do të transmetohet në Netfilx në kuadër të Toronto Film Festival, të quajtur “Gaga: Five Foot Two” ku ka rrëfyer jetën e saj, performancën në Super Bowl në muajin shkurt dhe luftën me sëmundjen kronike.

Ajo ka treguar se kjo sëmundje nuk ka shërim, por kurohet.

“Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe të gjithë ata që vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë”, u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto.

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053