Si mendoni, çfarë mund të lidhë bashkë Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper?
Po ja një film. Sipas sajtit THR, Gaga është në bisedime me aktorin për të qenë protagoniste në filmin musical "A Star Is Born". Në fakt projekti në fjalë, me regji të vetë Bradley Cooper, është një risjellje e versionit klasik të vitit 1937-të i cili tregon historinë e një ylli kinemaje të alkolizuar që pavarësisht problemeve të tij arrin të ndihmojë një aktore të re të ngjisë shkallët e karrierës. Në fillim mendohej se këtë rol do ta luante Beyonce, por ja që Gaga i është dukur zgjedhje më e përshtatshme aktorit 41-vjeçar. Zërat se Lady Gaga e kishte fituar rolin, dolën që në muajin prill kur kjo e fundit u pa duke shëtitur në sediljen e pasme të motorrit të Bradley Cooper!