Super Bowl këtë vit pritet të ndiqet nga rreth 118 milionë njerëz, ndërkohë që rezulton të jetë eventi më i parë në historinë botërore me një rekord audience.
Dihet se në pushim të ndeshjes do të jenë Coldplay, që do të performojnë, mbështetur edhe nga Beyonce apo Bruno Mars. E megjithatë, së fundmi, E! News ka konfirmuar lajmin se do të jetë Lady Gaga ajo që do të këndojë himnin kombëtar natën e madhe të Super Bowl. Lajmi vjen pak ore pasi u konfirmua se 29 vjeçarja do të performojë edhe në Grammy Awards një tribut për David Bowie.
Ndeshja e Super Bowl, pritet të zhvillohet në Santa Klara, në Kaliforni dhe do të jetë i mbushur plot me artistë dhe këngëtarë për të dhënë emocione të njëpasnjëshme përgjatë mbrëmjes.