Nuk mendojmë se do të kishte krahasim më goditës se ky që ka gjetur Lady Gaga për Dr Luke.
Ajo e ka krahasuar atë me Ursulën, një nga personazhet negativ të filmit të animuar “Ariel”, e cila i vjedh zërin kësaj të fundit. Në këtë mënyrë Gaga ka bërë një krahasim të ngjashëm me situatën që po kalon kolegia e saj, Kesha me producentin Dr Luke. Autorja e hitit “Poker Face”është tmerruar teksa ka mësuar për abuzimin seksual që Dr Luke ka ushtruar ndaj Kesha-s si dhe për faktin se kjo e fundit është bllokuar nga Billboard Music Awards dhe nuk do të ketë mundësi të performojë në show-n e 22 majit. 29 vjeçarja ka sqaruar se performanca e saj nuk do të kishte lidhje me producentin duke thënë “Unë isha shumë entuziaste të performoja në nder të Bob Dylan duke kënduar një cover të tij “If ain’t me, babe” në Bollboard Music këtë vit”. Urojmë që Kesha-s t’i rikthehet sa më shpejt “zëri i mbajtur “peng”.