INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga mbush duart tek Kate Hudson

Lady Gaga mbush duart tek Kate Hudson

Publikuar më: 11:59 03-05-2016

Nata Fashion më e paharrueshme e vitit ishte pikërisht ajo e mbrëmshmja  kur u zhvillua Met Gala.

Fytyrat e famshme të Holliwood-it u mblodhën në Met Gala 2016 për Manus x Machina për prezantimin e modës në moshën e teknologjisë.  Përvecse në krijimet e mrekullueshme Couture, të mbrëmjes, vëmendja maksimale ka qenë edhe tek Vip-at të cilët parakalonin në tapetin e kuq. Që nga Lena Dunham deri tek Gigi Hadid dhe Zayn Mali, të gjithë po kënaqeshin ndërsa kamerat dhe aparatet kanë kapur cdo moment të tyre. Dhe një nga më interesantët ka qenë ai Lady Gaga ka shprehur afeksionin e saj për Kate Hudson.  Ndërsa kjo e fundit po ngjiste shkallët, ajo papritur i ka vendosur  duart tek të pasmet. Një mënyrë për të komplimentuar të pasmet e Kate apo thjesht një moment “alla” Gaga? Sidoqoftë, kur vjen puna tek ajo, asgjë nuk të cudit!

Article Logic
Execution time: 0.0028359889984131