Të shumta kanë qenë emocionet e dhuruara mbrëmjen e së dielës gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.
Ndër to edhe ato që ka përcjellë Lady Gaga nëpërmjet performancës së ndjerë të këngës "Til It Happens To You". Një këngë e shkruar nga Diane Warren, kolonë zanore e dokumentarit "The Hunting Ground" i cili trajton abuzimet seksuale të ndodhura në kampet universitare. Gaga ka performuar e ulur në një piano të bardhë, e veshur edhe vetë me të bardha, ndërkohë që gjatë saj është bashkuar në skenë nga disa të mbijetur të këtyre abuzimeve seksuale. Këta të fundit kishin të shkruara në krahët e tyre fjalë si; "nuk është faji jot", "të pathyeshme", "më ka ndodhur mua" apo "i mbijetuar". Një perfomrmancë prekëse e frymëzuar nga historia personale e vetë Lady Gaga-s, e cila më herët gjati këtij viti rrëfeu se ishte abuzuar në moshë të re!