INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga pranon se vuan ende nga depresioni [FOTO]

Lady Gaga pranon se vuan ende nga depresioni [FOTO]

Publikuar më: 16:00 12-09-2016

Ajo vazhdon të nxjerrë hite...nën efektin e depresionit.

Këngëtarja Lady Gaga pasi publikoi albumin “ARTPOP” në vitin 2013,i çuditi fansat kur iu tha se merrte ilaçe për depresionin.  Por edhe pse ka kaluar kohë që atëherë,pas publikimit të këngës së re me titull “Perfect Illusion”,  Gaga e pranoi përsëri se vazhdon të marrë mjekim për depresionin.

 “Kisha nevojë për pak kohë që të stabilizohesha. Kur karriera ime mori për mirë, nuk mbaj mend asgjë. U traumatizova. Kisha nevojë për të rikalibruar shpirtin”, tha këngëtarja për “Daily Mirror”.

“Marr ende ilaçe. Nuk po them se më bëjnë të ndihem më mirë. Nuk dua të inkurajoj të rinjtë që të marrin antidepresivë, por po pranoj që ende marr ilaçe”, shtoi Lady Gaga.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832