Lady Gaga është një vajzë me fat, pasi jo çdo ditë ndodh që të të prezantojë në skenë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë.
As më shumë e as më pak se zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Pikërisht ashtu! Këngëtarja kontroversiale do të performojë këngën e saj “Til It Happens To You” në ceremoninë e çmimeve Oscar dhe në skenë do të prezantohet nga zv Presidenti Joe Biden. Bëhet me dije se diçka e tillë do të ndodhë për shkak se kënga e Gagas përputhet plotësisht me fushatën e Shtëpisë së Bardhë kundër dhunimeve seksuale, të emërtuar “It’s On Us”. Kujtojmë se edhe realizimi i artistes 29 vjeçare ka si tematikë përdhunimin, dhe është frymëzuar nga një ngjarje fatkeqe nga jeta e Lady Gaga. Nëpërmjet "Til It Happens To You", ylli i muzikës ka dashur të përcjellë dhimbjen e saj për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtij veprimi tragjik që prek femrat.