INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lady Gaga rindez luftën kundër Madonna-s me fjalë therëse!

Lady Gaga rindez luftën kundër Madonna-s me fjalë therëse!

Publikuar më: 09:33 21-10-2016

Lufta e saj me divën e muzikës ishte supozuar se ishte mbyllur në vitin 2012.

Por duket se Lady Gaga rifilloi armiqësitë gjatë një interviste për radion Beats 1 ditën e djeshme. E ftuar për të promovuar albumin e saj të ri që del së shpejti, “Joanne”, ajo u vu në një situatë të vështirë kur u duk se intervista doli nga duart. Moderatori Zane Loëe bërë një krahasim mes ish “armikeve” Lady Gaga dhe Madonna duke paralelizuar marrëdhëniet e tyre ma baballarët. Ai i cilësoi si “dy artiste që kanë jetuar një ekzistencë shumë paralele”, një analizë që artistja 30 vjeçare nuk e pëlqeu aspak dhe u hodh me njëherë për të treguar se sa të ndryshme janë ajo dhe Madonna.

Gaga tha se nuk ka asnjë vend për krahasim mes të dyjave, pavarësisht se sipas saj Madonna është popstari më i madh i të gjitha kohërave dhe theksoi se nuk dëshironte të tregonte mungesë respekti. Por këto fjalë ranë shumë shpejt poshtë dhe gjërat u bënë pak të shëmtuara kur Lady Gaga foli më shumë. Sipas Daily Mail, ylli i shumë hiteve nënkuptoi se Madonna nuk ishte aq e talentuar si ajo vetë kur tha se ndryshimi mes tyre është që ajo luan shumë instrumente, e shkruan vetë muzikën e saj, është producente dhe tekst-shkruese. Dhe si për t’i dhënë goditjen finale, ajo vazhdoi të thellonte distancën me fjalët se “puna e saj ishte spontane dhe ajo nuk ia lejonte vetes të dështonte”. Tërësisht e kundërta e Madonna-s, me çfarë mendon Lady Gaga. Është zyrtare, kjo quhet thirrje për luftë!

Ndërkohë, kujtojmë mendimin që Madonna shprehu për Lady Gaga dikur:

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281