Lady Gaga nuk i shpëton gabimeve.
Gjatë fjalimit të parë si fituese e një trofeu Golden Globe, artistja i përmendi të gjithë bashkëpuntorët e saj…por harroi më të rëndësishmin, partnerin Taylor Kinney. Ndoshta për të ulur ndjenjën e fajit, këngëtarja ka bërë një postim emocional në Instagram ku më në fund e ka falenderuar Kinney që i ka qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.
Ky çift ka disa kohë që mendohet të jetë në krizë, megjithatë nuk e dimë nëse fjalimi i Gaga-s me qëllim nuk e ka pasur të përfshirë emrin e aktorit, apo nëse vërtet është mbytur nga emocionet!