Pavarësisht çmimeve, miliona albumeve të shitur dhe koncerte të mbushura plot me njerëz, Lady Gaga nuk po e përjeton mirë suksesin e saj.
Në një intervistë të fundit, ajo është shprehur se nuk ndihet mirë pasi nuk po bën një jetë normale sit ë gjithë dhe e merr malli për njerëzit. “Më mungojnë njerëzit, tha Gaga për CBS Sunday Morning, “më mungon të shkoj diku dhe të njoh njerëz të rastësishëm për të bërë një biedë të zakonshme për jetën. I dua njerëzit.” Teksa përpiqej të fliste, hitbërësja e Perfect Illusion, shpërtheu në lot dhe tregoi sa e vështirë është mos ndjehesh e lirë kur je në publik. Lady Gaga e dha këtë intervistë për të promovuar gjithashtu albumin e saj të fundit Joanne, i cili u klasifikua në Billboard 200 në SHBA muajin e kaluar si dhe u rendit në vend të tretë në Britani.