Lady Gaga është e famshme për natyrën e saj kontroverse, e aftë për të bërë gjithçka që mund t’i shkojë në mendje.
Për këtë arsye është i habitshëm fakti se ajo ende gjen mënyra për të befasuar këdo, dhe këtë herë vërtet që nuk u mendua dy herë. Në daljen e saj të fundit publike ajo veshi vetëm një bluzë të shkurtër pa mëngë, e cila supozohej t’i linte barkun tërësisht jashtë. Kjo deri në momentin kur ajo vendosi ta ngrejë mbi gjoksin për kënaqësinë e të gjithëve. Si të mos mjaftonte kjo, edhe xhinset që zgjodhi, më shumë se të shkurtra, ngjanin të silit “braziliane”, si për t’u siguruar se kishte nxjerrë mjaftueshëm nga modestia e saj për sytë e botës. Përflitet gjithashtu se sot artistja 30 vjeçare do të publikojë klipin e saj të ri, “Perfect Illusion”. Mos është kjo thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendje?