Lady Gaga do të performojë për tetë minuta një homazh për David Bowie në Grammy Awards.
Megjithatë këngëtarja 29 vjeçare ka gjetur një mënyrë më të qëndrueshme për të treguar dashurinë e saj të madhe për idhullin e saj, i cili u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare. Gaga ndau me fansat e saj në Snapchat një seri videosh ku dukej qartë se ajo po bënte një tatuazh me figurën e tij në anën e saj të majtë. Ky mendohet të jetë tatuazhi i saj i 18-të. Në një nga videot ajo shkruan se Bowie ishte imazhi që ndryshoi jetën e saj. E ku ka artiste më perfekte se Lady Gaga për t’i bërë një homazh një figure aq legjendare sa David Bowie?