Presidenti i OSBE-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak nuk gjeti asnjë fjalë mbështetjej për shqetësimet dhe veprimet e opozitës jashtë parlamentare. Në konferencën me homologun shqiptar, Gent Cakaj ai bëri kritika të forta për protestat e opozitës dhe vendimin e saj për të mos dialoguar. “Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët. Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare. Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme”, u shprej Presidenti i OSBE-së.
Lajçak ishte kritik edhe për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit. Ndërmjetësuesi i krizës politike të 2011-ës këtë radhë nuk e sheh me vend ndërmjetwsim e huaj për t’i dhënë fund situatës aktuale politike në vend.
“Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marr pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se është vendimi i duhur. Në demokraci duhet diskutuar për të zgjidhur çështjet. Unë isha këtu në emër të BE-së për të zgjidhur ngërçin politikë Por tani koha ka ndryshuar, forcat politike janë të pjekura për ta zgjidhur vetë krizën”, tha ai.