Tre persona të maskuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme në banesën e një biznesmeni transporti në Shkozet të Durrësit.
Nga të dhënat e para, dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.
Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.
Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.
VAZHDON ...