Zjarri ka përfshirë ashensorin e një pallati, e brenda tij ndodhej një person. Nga të dhënat e para dyshohet se personi që gjendej në ashensor ka humbur jetën. Mësohet se brenda ashensorit është gjetur trupi i karbonizuar i një gruaje rreth 30 vjeçare, e cila nuk ka humbur jetën nga asfiksia. Sipas informacioneve janë djegur kabujt e ashensorit, brenda të cilit ndodhej edhe personi, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe nuk dihet shkak i rënies së zjarrit, ndërkohë që flitet edhe për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes mbërriten 3 forca zjarrfikëse, forca të shumta policie të cilat bënë avakuuimin e banorëve të pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, pranë Thesarit, në zonën e Freskut. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcate zjarrfikëse. Ndërkohë mësohet se forcat zjarrfikëse kanë evakuuar edhe banorët e tjerë të pallatit, ndërsa po punojnë për shuarjen e flakëve.