“Çukur” është një ndër serialet turk më të ndjekur në Shqipëri.
Mirëpo, një lajm jo fort i mirë vjen për adhuruesit e këtij seriali. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se një nga aktorët ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për Xhelasunin, emri i vërtetë i të cilit është Kubilay Aka.
Ndërkohë, mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por janë ndërprerë xhirimet e serialit “Çukur”, [asi, aktualisht aktori është izoluar.
I gjithë stafi i është nënshtruar testit por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.