INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për industrinë e modës, vdes Laura Biagiotti [VIDEO]

Lajm i keq për industrinë e modës, vdes Laura Biagiotti [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 26-05-2017

Shuhet mbretëresha e kashmirit.

 

Laura Biagiotti, stilistja italiane që pushtoi tregjet globale me veshjet e saj dhe “qeskat luksoze” që fituan nofkën “Mbretëresha e leshkamisë” ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Biagiotti pësoi një sulm në zemër të mërkurën në mbrëmje. Mjekët ishin në gjendje ta sillnin në jetë, por deri atëherë dëmtimi i rëndë i trurit kishte ndodhur.

Ishte vajza e stilistes, Latinia Biagiotti ajo që njoftoi për vdekjen e mamasë nëpërmjet Twitter-it.

Biagiotti filloi të stilonte  veshjet  e grave në vitet 1960 dhe që nga vitet 1980 vuri firmën e saj në to.

Në vitin 1988, ajo u bë dizajnerja e parë italiane që realizoi shfaqje të modës në Kinë, duke paraqitur veshjet dhe bluzat në mëndafsh dhe lesh kashmiri. Disa vjet më vonë Laura ishte e para që kishte një shfaqje brenda mureve të Kremlinit në Moskë.

Biagiotti jetonte në një kështjellë të shekullit të 14-të në një kodër jashtë Romës të cilën e kishte restauruar dhe që ishte kthyer ne selinë e biznesit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428