Pikërisht atëherë kur moderatorja dukej më e lumtur se kurrë krah të dashurit të saj Krenarit, ky i fundit dënohet me burg.
Gjykata Themelore në Prishtinë dha dënimin me nga 6 muaj burg për Krenar Çoçajn dhe Gazmend Mirenën për sulmin që bënë para disa kohësh ndaj Ledri Vulës.
Gazmend Mirena përveç gjashtë muajve burg edhe u gjobit me shumën prej 1000 eurosh ndërkohë që masën e burgut mund ta kthejnë në gjobë e cila iu llogaritet 20 euro dita.
Luana ende nuk ka reaguar pas këtij lajmi megjithatë këto ditë ka qenë e angazhuar me klipin e saj të fudnit i cili pritet të publikohet sa më shpejt.