INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për udhëtarët që përdorin Aeroportin e Rinasit. Ky është vendimi i fundit i qeverisë

Lajm i keq për udhëtarët që përdorin Aeroportin e Rinasit. Ky është vendimi i fundit i qeverisë

Publikuar më: 21:03 14-03-2017

Tani nuk përbën më lajm që shqiptarët udhëtojnë më shtrenjte me avion se të gjithë qytetarët e vendeve europiane.  Aeroporti i Rinasit është vënë shpesh në qendër të debateve si operatori i vetëm në vend dhe pa konkurrent të tjerë, që vihet përballë taksave të rritura vit pas viti nga qeveria.

Albcontol ka nisur nga janari të vjelë një tarifë fikse dhe më të lartë për çdo fluturim që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Sipas njoftimit të publikuar nga Eurocontol, vihet re se pagesa është dukshëm më e lartë se ajo që është aplikuar gjatë vitit 2016.

Taksimi për pagesën mbi terminalin për çdo fluturim që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për vitin 2017 është 202 euro. Norma e interesit për pagesat e vonuara të detyrimeve të terminalit është 9.88 për qind. Pagesat duhet të bëhen vetëm në euro. Siҫ raporton Tv Scan, Organizata Eurocontol është e ngarkuar në mbledhjen e pagesave të terminalit në emër të Albcontol”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Eurocontol. Kjo tarifë, vitin e kaluar ishte 158.7 euro, ndërkohë që norma e interesit për pagesat e vonuara ka qenë më e lartë, konkretisht në 10.06 për qind. Edhe pse 1 vit më parë ndryshoi marrëveshja e TIA-s me qeverinë shqiptare dhe u lejua të ndërtohej një aeroport i ri në Kukës, ende nuk është bërë asnjë hap nga qeveria në këtë drejtim. Me ndërtimin e një aeroporti të ri në vend, do të rritej konkurrenca dhe për pasojë do të kishim bileta më të lira. Aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) që nga tetori i 2016-ës janë blerë nga një kompani kineze me bazë në Hong Kong.

Article Logic
Execution time: 0.0024838447570801