Plazhi i Drimadhes, që ndodhet në Jug të Shqipërisë, renditet nga britanikia The Guardian, si një nga plazhet më të bukura të Europës. Ai vjen menjëherë pas “Miles of sand”, një ishull ky në veri të Holandës. “Kamping dhe rërë e bardhë në Shqipëri”, kështu titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar duke veçuar Drimadhes.
Për këtë plazh shkruhet mes të tjerash se është i fshehur prapa një rruge malore dhe është guror, por nëse ktheheni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë. Ndërsa deti është pa dyshim i pastër.
Në shkrim flitet dhe plazhet të tjerë të bukur në disa shtete të tjera. Ku spikatin ato të ishujve holandez dhe Faroet, plazhet e Spanjës, si Costa Brava, Ishujt Kanarie dhe Korsika.
Nga plazhet Italiane veçohen ato të Pulias dhe Sicilisë. Sugjerime jepen dhe për disa plazhe në Greqi dhe Portugali.
Ndiqni lajmet në IN News...