Në listën finale të nominimeve për çmimet "Oscar", edhe pse kishte kohë që flitej më në fund u bë realitet, filmi SHOK, u nominua. Ky është një bashkëprodhimi i artistëve Kosovarë dhe Anglezë dhe rezulton mes 5 konkurentëve në kategorinë ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të Academy Awards.
Filmi “Shok” e ka nisjen gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kohë kur ishte nën juridiksionin e Serbisë. E në përmbajten e tij sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare dhe për të parë nëse filmi do të korrë dhe një trofe më shumë, do të shihet më 28 shkurt, kur është dhe mbrëmja gala.