INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë/Nga korriku tarifat e roaming drejt 0

Lajm i mirë/Nga korriku tarifat e roaming drejt 0

Publikuar më: 09:23 25-01-2019

Tarifat e bisedave në celular (roaming) mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Kosovëa, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja pritet të reduktohen në korrik 2019 dhe të bëhen zero deri në vitin 2021. Por, që të arrihet kjo duhet që vendet të nënshkruajnë sa më shpejt marrëveshjen rajonale të roaming.
U mbajt sot në Bruksel raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (WB6), i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, theksoi se është në interesin e ekonomive, qytetarëve dhe politikanëve që të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshja Rajonale Roaming që gjithashtu do të reduktojë më tej kostot e roaming në korrik 2019, duke hapur rrugën për ‘Roam Like At Home’ (RLAH) dhe bërjes së kostove të roamingut zero deri në vitin 2021.
Ajo shtoi se: “Nëse duam që njerëzit të kuptojnë ndikimin e vërtetë të përpjekjeve tona në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, le të nënshkruajmë këtë marrëveshje në prill. Kjo është logjika e tregut pa kufij të Evropës së vetme që u krijuar më shumë se 50 vjet më parë dhe kjo duhet të jetë një rezultat i prekshëm i RCC. “Roaming si në shtëpi” mundëson ndërlidhje mes njerëzve, mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke shkuar drejt përfitimeve ai ato të një qytetari të zakonshëm të BE.
Bashkimit Europian iu deshën 10 vjet për të futur roaming si në shtëpi, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhen përgëzuar për ambicien dhe guximin për të përfunduar këtë proces në pothuajse 2.5 vjet. Marrëveshja e re e gjithë-përfshirëse e WB6 Rajonale jo vetëm që ka një vlerë shumë të rëndësishme simbolike për rajonin, pasi ajo ndjek përafrimin me BE-në, por vlera e saj qëndron edhe në faktin se ajo gjeneron drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm ndikim, përfitime dhe kursime për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Me nënshkrimin e marrëveshjes këtë vit, njerëzit do të qëndrojnë të lidhur kur udhëtojnë pa frikën e rritjes së shpenzimeve të udhëtimit. Është llogaritur se kostoja e roamingut ndonjëherë është më e lartë sesa e vetë pushimeve. ”

Me marrëveshjen e re Roaming Rajonale nuk do të ketë shpenzime shtesë roaming për përdoruesit fundorë të të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga korriku 2021 dhe qytetarët do të paguajnë çmime njësoj si të jenë duke folur në vendin e tyre të origjinës./MONITOR

Article Logic
Execution time: 0.0018749237060547