Qarku i Shkodrës, një nga bastionet historike të PD e tregoi edhe në këto zgjedhje se do të mbështesë këtë parti politike. Në orët e pasditet nga numërimi i votave, sipas projeksioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka ndryshuar kahu i mbështetjes, duke bërë të mundur që PD ti shtohet edhe një mandat deputeti. Në qarkun e Shkodrës Partia Demokratike siguron 5 mandate deputetësh, e i 5 në listë është Nard Ndoka. Një deputet që shpesh ka sjellë edhe batuta në sallën e Kuvendit apo në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Kështu edhe për 4 vitet e ardhshme për të gjithë ata që prisnin batutat e Nard Ndokës dhe jo vetëm vjen një lajm i mirë, ai nuk do të mungojë.