INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për mediat. Reporter pa kufi: Përmirësohet liria

Lajm i mirë për mediat. Reporter pa kufi: Përmirësohet liria

Publikuar më: 13:50 26-04-2017

Shqipëria shënon një rritje në renditje për lirin e shtypit.
"Reporterët pa Kufij" kanë publikuar një raport për lirinë e shtypit në botë për vitin 2017. Shqipëria këtë vit paraqitet me një performancë më të mirë duke shënuar një rritje me 6 pikë në krahasim më vitin e kaluar, duke u renditur kështu në vendin e 76.
Vendi që ka lirin më të kufizuar të shtypit në Rajon është Maqedonia ndërsa vendet e para për lirin e shtypit e mbajnë Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.
Por situata në botë nuk paraqitet shumë shpresëdhënëse pasi liria e shtypit dhe gazetarët po cenohen sa vjen edhe më shumë.
Kreu i organizatës "Reporterët pa Kufij" Michael Rediske ngre alarmin se influenca e politikës po ndikon negativisht në lirinë e shtypit
"Retorika armiqësore kundër medias e politikanëve udhëheqës, ligjet më të ashpra, por edhe influenca e politikës edhe në vende demokratike kanë sjellë përkeqësimin e gjendjes së medieve në të gjithë botën, është shokuese që edhe në vendet demokratike ka kufizime të pavarësisë së medias dhe punës së gazetarëve, në vend që liria e shtypit të mbahet lart, si një vlerë themelore " shprehet Michael.
Sipas raportit dhe shtetet me demokratike si SHBA, Franca dhe Britania e Madhe po shfaqin hapur një përçmim ndaj gazetarëve.
Por situata është më alarmante në Turqi ku presidenti Erdogan ka burgosur shumë gazetarë dhe ka mbyllur disa media ndër të cilat përmendim Zamanin.
Përgjatë dekadës së fundit janë shënuar tek 929 gazetare të vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824