Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha një lajm të mirë për punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Ata sipas tij do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit.
“Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruktura”, tha Veliaj.