INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për shqiptarët, një kompani low cost mbërrin në Shqipëri

Lajm i mirë për shqiptarët, një kompani low cost mbërrin në Shqipëri

Publikuar më: 09:45 11-10-2018

Çmimet e kripura të fluturime në Shqipëri kanë qenë jo rrallë herë pjesë e debatit në vend. Edhe politika shpesh është bërë pjesë e këtij debati. Por një lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptare, pasi një kompani low cost ka vend. 

Mësohet se “Germania”, operatori gjerman i fluturimeve me kosto të ulët nga Gjermania, ka vendosur që të hyjë në tregun shqiptar. Ndërkohë që në faqen e internetit të kompanisë nuk janë publikuar ende destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës.
‘Germania’ ka hyrë ndërkohë prej më se një viti në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.
‘Germania’ është një linjë ajrore gjermane me seli qendrore në Berlin. Fillimisht kompania u përqendrua në operacionet charter, por, vitet e fundit “Germania” u zhvendos në fluturimet normale të planifikuara, edhe pse disa fluturime çharter fluturojnë ende nën markën e saj. Ndryshimi në strategji ka çuar në rritje gjatë viteve të fundit dhe “Germania” tani vepron në destinacione në Evropë, Afrikë Veriore dhe Lindjen e Mesme nga disa baza gjermane.

Article Logic
Execution time: 0.0028810501098633