INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajm i mirë për të rinjtë e jugut që duan të bëhen sipërmarrës[VIDEO]

Publikuar më: 15:20 14-08-2017

Të rinjtë e zonave jugore të vendit që kanë ëndërruar që të hapin një biznes mund ta gjenë veten shumë shpejt me një të tillë. Të gjithë ata që janë nën 35 vjeç dhe kanë një ide sipërmarrjeje në sirtar mund të trokasin në derën e Invitalia-s për të përfituar një ndihmë deri në 50 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të mbuluar shpenzimet dhe për të nisur biznesin e tyre. Në rast se janë më shumë se një anëtar, shuma e përfituar mund të kapë vlerën edhe të 200 mijë euro.
Shoqëria italianë do të vlerësojë projektin dhe do të përgjigjet brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data e prezantimit të projektit nga sipërmarrësi i ri.
Financimi do të jetë deri në 50 mijë euro, nga të cilat 35% do të jenë në formën e grantit dhe pjesa tjetër do të mundësohet në formën e kredisë nga bankat me normë interesi zero,  në dobi të fondit të Garancisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Invitalia do të hyjë në një marrëveshje me Shoqatën Italiane të Bankave për të përcaktuar kushtet e lëshimin e kredive.
Institucioni mbulon të gjitha iniciativat sipërmarrëse që kanë të bëjnë me artizanatin, industrinë, turizmin, peshkimin dhe shërbimet. Kushtet për përfituesit. Ata nuk duhet të jenë titullarë në ndonjë biznes tjetër deri në shlyerjen e kredisë dhe nuk duhet të kenë kontratë punë me kohë të papërcaktuar.
Fondi total është 1.25 miliardë euro deri në 2025 si pjesë e Fondi për Zhvillim dhe Vazhdimësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115