INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për vajzat që veshin taka: Mësoni benefitet e tyre sipas fizeoterapistes britanike!

Lajm i mirë për vajzat që veshin taka: Mësoni benefitet e tyre sipas fizeoterapistes britanike!

Publikuar më: 12:23 21-06-2018

Jolene Sher, një fizioterapiste britanike, thotë se takat e larta duhen përdorur nga femrat. Ajo madje tregon se ka disa tipe takash të larta që janë më të mira për këmbët sesa këpucët e rehatshme të sheshta.

“Të veshësh këpucë me takë mund t’i bëjë mirë pjesës së pasme të këmbës, pasi i ofron mbështetje natyrale”, shkruan fizioterapistja për “Healthista”.

Në këtë artikull do të gjeni disa të mira të tjera të takave të larta në krahasim me këpucët e sheshta dhe disa këshilla për përdorimin e tyre.


Sa më të gjera, aq më mirë

Për përdorim të përditshëm, gjeni këpucë me takë të gjerë dhe pjesë të përparme të gjerë, në mënyrë që gishtat të mos ngjishen dhe pesha të shpërndahet në mënyrë të barabartë.


Gjatësia e duhur

Gjatësia ideale e takës duhet të jetë 5 cm.


Mbani rezervë një palë të sheshta

Nëse jeni në një event të rëndësishëm dhe keni veshur taka shumë të larta, mbani me vete një palë këpucë të sheshta në mënyrë që të qetësoni këmbët herë pas here.


Stërvisni këmbët

Praktikohuni me takat duke i veshur 15-30 minuta para se të shkoni në një event ku do ju duhet t’i mbani për orë të tëra.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992