INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për viktimat e trafikimit dhe gratë e tjera me probleme social-ekonomike. Ja kush është…

Lajm i mirë për viktimat e trafikimit dhe gratë e tjera me probleme social-ekonomike. Ja kush është…

Publikuar më: 13:48 27-02-2016

Bizneset që do të ofrojnë punë për gratë viktima të trafikimit do të mbështeten monetarish me para. Në planin “për riintegrimin socio-ekonomik të grave dhe vajzave viktima të trafikimit të personave 2015–2017”, është përcaktuar mbështetja financiare e bizneseve, që do të pranojnë të kenë në stafin e tyre viktima të trafikimit.

Punëdhënësit që ofrojnë punësim për punëkërkueset e marxhinalizuara për të paktën një vit marrin nga buxheti i shtetit 100 për qind të pagës minimale për 4 muaj dhe 70 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në rastin e kontratave dyvjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 85 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Po kështu, në rastin e kontratave trevjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 100 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783