INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë! Shpëtojnë tre arinj nga robëria

Lajm i mirë! Shpëtojnë tre arinj nga robëria

Publikuar më: 14:49 30-08-2016

Me zhdukjen e kafshëve të rralla në vendin tonë strukturat e mjedisit janë në “aksion”. Së fundmi kanë shpëtuar nga robëria tre arinj të cilët mbaheshin si dekor në tre zona të vendit. Arinjtë u gjetën në tre zona të ndryshme të vendit në Zerqan të Bulqizës, në Ulëz dhe në Levan të Fierit.
Tre arinj të cilët mbaheshin në robëri nga pronarët e tyre janë konfiskuar nga Ministria e Mjedisit.  Ministria ka njoftuar  se që tani e tutje kush do mbajë arinj në robëri do të ndëshkohet.
Arinjtë janë vendosur përkohësisht në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me asistencën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranës. Zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu tha se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me institucionet e saj të varësisë për të parën herë ka adresuar një problematikë të trashëguar në vite dhe se është e vendosur t’i thotë “stop” këtij fenomeni” .
Ndërsa kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhja shprehu kënaqësinë që Kopshti Zoologjik ofron mundësi strehimi të përkohshëm për arinjtë në robëri si dhe theksoi se po punohet për ngritjen e qendrës në zonën e Dajtit për të mbajtur arinjtë në vendin tonë.

Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm në një periudhë të shkurtër do të realizohet transferimi i të tre arinjve në strehimoren “Pylli i arinjve” në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032601356506348