INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë, Shqipëria progres në trajtimin e grave

Lajm i mirë, Shqipëria progres në trajtimin e grave

Publikuar më: 11:38 02-11-2017

Më në fund një lajm i mirë për vendin tonë nga arena ndërkombëtare. Forumi Ekonomik Botëror, në raportin e vitit 2017, tregon se Shqipëria gjendet e 38-a në listën globale për hendekun gjinor, mes 144 shteteve dhe është përmirësuar me 23 vende krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me rajonin, në Shqipëri gratë trajtohen më mirë se në vendet fqinje. Serbia është e renditur në vendin e 40, Maqedonia e 67-a, Mali i Zi në vend të 77. Për të realizuar këtë studim, janë marrë në konsideratë disa kritere: gjendja shëndetësore e grave, e drejta e tyre arsimore, pjesëmarrja e tyre në politikën dhe ekonominë e vendit dhe mënyra si trajtohen.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826