INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë! Shtohet një tjetër festë zyrtare, kjo ditë e vitit do të jetë pushim për administratën

Lajm i mirë! Shtohet një tjetër festë zyrtare, kjo ditë e vitit do të jetë pushim për administratën

Publikuar më: 11:35 18-01-2018

Punonjësit e administratës publike tashmë do të kenë një ditë më shumë pushim gjatë vitit. Pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare.

Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet. Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e Lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.

Ky projektligj do t’i kalojë Kuvendit për tu miratuar me votë.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834