INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Harito: Ja si do të vendoset kush është lajm i paligjshëm në Web

Publikuar më: 10:57 16-03-2016

Portalet onlinë duhet të marrin masa të reja në organizimin e tyre. Një adresë e saktë dhe një numër kontakti janë të parë, por ajo që duhet të kenë më shumë kujdes janë përmbajtjet e paligjshme të informacioneve të publikuara.

Ministrja përgjegjëse, Milena Harito në një intervistë për IN TV sqaron se portalet duhet të marrin masa për informacionet e paligjshme që mund të publikohen në faqet e tyre online.

Ja çfarë thotë Harito:

“Është një draft projektligjit. Ne jemi duke u konsultuar me grupet e interesit, sepse është një çështje shumë sensitive. Disa nga elementet kryesor të tij janë  fakti që portalet duhet të deklarojnë një pikë kontakti, apo një adresë ku mund të kontaktohen për çështjet e tyre. Ndryshimi më esencial është vendosja e disa afateve për detyrimet që tashmë i kanë në ligj. Përshembull në rastet e përmbajtjeve në të, në qoftëse dikush ankohet, duhet të ketë një rubrikë raportimi. Portalet kanë një afat 48 orë për të pezulluar përmbajtjen e paligjshme, deri sa të shprehet institucioni përgjegjës. Ka një ndryshim shumë të madh me amandamentin e propozuar nga deputetja Bregu, sepse ai e bënte përgjegjës vetë portalin për përmbajtjen. Nuk është ky rasti, direktivat europiane është shumë e qartë në këtë pikë. Portali nuk është përgjegjës vetë për përmbajtjet, por në rastet kur merr dijeni, ka disa detyrime që rrjedhin nga ligji”.

Harito thotë se këto ndryshime ishin të domosodshme në kushtet e zhvillimit të portalve online në Shqipëri. Por ajo hedh poshtë në mënyrë kategorike, se këto ndryshime janë një tentativë për të vënë nën kontroll median online.

“Ku konsiston çensura. Ne i përdorim fjalët pa kuptimin e tyre, kur ata vetë duhet të zbatojnë një ligj që ekziston sot. Thjesht ligji nuk zbatohet mirë dhe përgjegjësinë e kanë ata. Të zbatohet Kodi Civil dhe Kodi Penal ashtu siç ekziston sot në Republikën e Shqipërisë.

Por në pikën më themelore, atë të masave administrative ndaj portalve që shkelin ligjin, Harito neglizhon dhe jep një përgjigje që në fakt nuk ishte e tillë.

“Masat janë parashikuar në ligj, ka disa masa administrative”

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324