Një lajm i trishtë sapo ka arritur nga Ministria e Kulturës së Kosovës për vdekjen e regjisores së njohur shqiptare.
Bëhet fjalë për Burbuqe Berisha, ish-drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Sipas burimeve regjisorja ka ndërruar jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, në vendin e saj të punës.
Dyshohet se shkak i vdekjes është sulmi në zemër dhe ndonëse ekipa mjekësore arriti me shpejtësi në ambientet e ministries, regjisorja nuk arriti të mbijetonte.
Berisha vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kohë më parë ishte operuar në Gjermani.