Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm: ka humbur gjyshen e tij të dashur, një nga personat më të rëndësishëm në jetën e tij. Përmes një shkrimi prekës, artisti ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj, duke theksuar se ishte pikërisht gjyshja ajo që e kishte mësuar se çfarë është dashuria e sinqertë dhe mirësia e pastër.
Mesazhi i tij i ndjerë ka prekur shumë ndjekës dhe fansa, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për artistin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.
