INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i zi! Ndahet nga jeta papritur në punë ikona e televizionit shqiptar, spikeri dhe regjisori i njohur! [FOTO]

Lajm i zi! Ndahet nga jeta papritur në punë ikona e televizionit shqiptar, spikeri dhe regjisori i njohur! [FOTO]

Publikuar më: 20:36 26-09-2018

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë regjisori i njohur Roland Roshi. Lajmin e hidhur për vdekjen e Roshit e ka dhënë vetë Radio Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik.

Regjisori është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të jetojë. Lajmi është dhënë nga koleget e Roshit qe kane shprehur ngushellime per familjen e te ndjerit. Radio Televizioni Shqiptar bën me dije se homazhet për regjisorin Roland Roshi do të mbahen nesër në hollin e këtij institucioni.

roldn.jpg

 

Pas kësaj ngjarje kanë reaguar kolegët e tij duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Roland Roshit.

Asllan Bajrami, bashkepunetor i RTSH, shkruan: Disa minuta para orës 20:00 ndërroi jetë në vendin e punës ROLAND ROSHI, njëri nga regjisorët dhe folësit e spikatur në Radiotelevizionin Shqiptar.

Me Landin në vitet ’90-të kemi punuar bashkë në edicionet e lajmeve për Kosovën në Televizionin Shqiptar dhe në Radio Tirana. Ishte profesionist i pashoq dhe njeri me virtyte të larta. Ngushllime familjes Roshi dhe të gjithë kolegëve të Radiotelevizionit Shqiptar.

Dhimiter Gjoka: E pabesueshme. Eshte ndare nga jeta krejt papritur kolegu yne regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushellime familjes dhe njerezve te dashur te tij.

Defrim Methasani: Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!

Nermin Spahiu: Lajm i tmerrshem. Na iku shume shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folesi i Radio Televizionit Shqiptar ROLAND ROSHI.Ishte ne pune, teksa ndodhi gjema.Njeri qe vetem dinte te falte dashuri e te sillte te qeshura, ndaj iku pa bezdisur askend, pa i renduar askujt.Do na mungojne batutat e tua LANDI.Te qofte i lehte dheu mik i dashur.Homazhet, neser 27 shtator, ora 12.00 tek Holli i RTSH-se

Article Logic
Execution time: 0.0027801990509033