INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm me pamje të rëndë: Masakra e gjuetisë së paligjshme!

Lajm me pamje të rëndë: Masakra e gjuetisë së paligjshme!

Publikuar më: 13:16 18-01-2016

Ky është një dre i pajetë, që është masakruar! E veç tij dhe disa derra të egërr. Denoncimi i një qytetari të përgjegjshëm është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe ai është shprehur se kaprolli i vogël është një racë në zhdukje në vendin tonë.

Në rrjetin e tij social A.F ka shkruar revoltën e tij përmes këtyre fjalëve: “Vazhdon masakra… Me ligj e ndaloni me vepra kurrë nuk ndaloni! Vetëm vazhdoni e masakroni kudo. Me ligje jemi mire. Por vetëm me ligje: Se për miqtë nuk ka ligj, gjuajnë dhe masakrojnë. Shikojeni këtë kaproll, që gjendet rrallë në Shqipëri, si e kanë katandisur!”

Veç këtij qytetari dhe Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë që mbrojnë kafshët dhe speciet në vend disa ditë më para kanë denoncuar se vetëm në dy muajt e fundi janë vrarë në mënyrë të paligjshme rreth 1500 kafshë. Ata madje paralajmëruan se këtë fundjavë, që lamë pas vigjilenca e strukturave të shtetit duhet të jetë më e lartë, pasi kontrolli është më i ulët për faktin se punonjësit janë pushim dhe gjuetia e paligjshme më masive. E në fakt paralajmërimi rezultoi i saktë!

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613