INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm tronditës për Michael Buble, djali i tij  diagnostikohet me kancer [FOTO]

Lajm tronditës për Michael Buble, djali i tij diagnostikohet me kancer [FOTO]

Publikuar më: 17:43 04-11-2016

Çifti Michael Buble dhe Luisana Lopilato janë përballur me një lajm të tmerrshëm.

Djali i tyre 3 vjeçar, Noah është diagnostikuar me kancer. Ka qenë vetë këngëtari ai që ka bërë të ditur lajmin në profilin e tij të Facebook-ut. Ata ndodheshin në SHBA kur morën vesh lajmin e tmerrshëm. Mendohet  se këtë sëmundje ia shkaktoi një  djegje që 3 vjeçari  kishte pësuar kohë më parë dhe më pas nisën t’i shfaqen shqetësimet dhe ëntjet në lëkurë.  Noah aktualisht ndodhet në SHBA për t’u kuruar ndërsa Buble i pikëlluar ka shkruar: "Jemi të shkatërruar nga ky lajm. Noah aktualisht po kurohet në Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi menduar të shkëputemi nga jetët tona profesionale për t'ju përkushtuar atij. Gjatë kësaj kohe të vështirë, kërkojmë të luteni bashkë me ne dhe të respektoni privatësinë. Na pret një rrugë e gjatë para dhe shpresojmë t'ia dalim me mbështetjen e familjes dhe fansave"

 2d881e0e4cdd67bbe6ae57befbf48f71.png

 

fc64ae6ff91565aceaa690795f32baa4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553