INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm tronditës vjen nga divorci Pitt-Jolie  [FOTO]

Lajm tronditës vjen nga divorci Pitt-Jolie [FOTO]

Publikuar më: 14:43 10-10-2016

Në fillim u “Kryqëzua” Pitt si fajtor i divorcit, por duket se të fshehtat e Angelinas po zbulohen një nga një.

 Së fundmi është zbuluar një lajm shokues rreth divorcit të çiftit më të përfolur të momentit.

Kështu, pas lajmit se Angelina kishte patur një flirt me Johny Depp që në vitin 2010 dhe ai ishte  arsyeja e divorcit Brangelina, tani thuhet se  aktorja është e dashuruar me një mashkull tjetër.

Një burim pranë revistës “Star” ka rrëfyer se Angelina e ka tradhëtuar  Brad 6 muajt e fundit, me një bilioner të martuar.

“ Nuk jemi të sigurtë nëse është tradhëti, pasi “Angie e ka pranuar që ka rënë në dashuri me një tjetër, dhe këtë ia kishte treguar bashkëshortit të saj”, u shpreh i njejti burim për këtë revistë.

 “Atyre iu është dashur të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrit, por janë takuar fshehurazi sa herë që kanë dashur këto 6 muajt e fundit”. Kush është ky mashkull misterioz? Ai është një bilioner, pasuria e të cilit arrin 1 bilion dollarë, dhe ashtu si Angelia ka financuar shumë fushata e fondacione humanitare. “Ata janë takuar në shumë evente bamirësie, si në SHBA edhe më gjërë. Ai është shumë simpatik, me prejardhje nga Lindja e Mesme, ndërkohë që është arsimuar në Oxford. Tërheqja mes tyre ishte e menjëhershme”, përfundoi burimi për “Star”.  Të jetë kjo arsyeja e vërtetë e ndarjes?

Article Logic
Execution time: 0.002241849899292