Lajme jo të mira nga Instagram ku po testohet mënyra sesi të hiqet komanda like.
Kjo do të thotë se nuk ka më zemra të kuqe për fotot e postuara nga miqtë tanë apo për figurat publike që duam të ndjekim.
Me shumë mundësi, “pëlqimet” do t’i shohë vetëm përdoruesit që i merr ato dhe jo të tjerëve.
Kjo nismë është konsideruar një ndryshim radikal për rrjetin social Instagram me qëllimin për t’i përqendruar njerëzit më shumë tek përmbajtja dhe sa më pak tek like-t e marra.
Edhe pse ky ndryshim është ende në fazën eksperimentale, dihet që nuk do të mirëpritet nga përdoruesit.