Këngëtarja e hitit “Dua”, pas suksesit të fundit që pati me këngën që përmenda pak më parë, e cila u përfol shumë nëpër rrjetet sociale për skenat “hot”, duket se ditën e sotme nuk ndihet dhe aq mirë.
Me anë të një postimi në rrjetin Instagram Enca ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të hidhur.
“E urrej të jem sëmurë dhe në shtrat gjithë ditën, veçanërisht kur është kaq mot i mirë jashtë”- ka shkruar Enca.
Mesa duket këngëtarja nuk ndihet mirë, shkakun nuk ka preferuar të na e tregojë, por me siguri duhet të jetë ndonjë “sëmundje” e lehtë.
Shërim sa më të shpejtë Enca!