Dimri është duke u rikthyer dhe kjo mund të dallohet më së miri në zonat malore. Ku bora jo vetëm ka filluar, por edhe është duke shkaktuar problemet e para.
Zonat e Kukësit, Fushë-Dukagjinit dhe Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit janë përfshirë nga reshjet e shumta të dëborës, ku deri më tani ka arritur në 8 cm.
Mjegulla është e pranishme duke krijuar vështirësi në qarkullim, por në rrugë kanë dalë dhe 5 borëpastruese të cilat janë duke pastruar rrugët në të dy senset e drejtimit.
Qarkullimi vazhdon normalisht, por drejtuesit duhet të tregojnë kujdes sidomos në rrugën Kukës-Shishtavec.