INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të mira! Mësoni si do jetë moti nesër

Lajme të mira! Mësoni si do jetë moti nesër

Publikuar më: 20:02 10-12-2017

Reshjet e dendura të shiut që pushtuan një pjesë të mirë të vendit kanë “marrë arratinë” për t’i lënë pak kohë vendin diellit. Dita e sotme në vendin tonë ka rezultuar një mot i mirë i qëndruar, por në zonat malore s’kanë munguar reshjet e dëborës. Një situatë e tillë me diell pritet të shoqërojë vendin edhe gjatë ditës së nesërme ndërkohë që në disa zona në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës priten reshje të dobëta, ndërsa në zonat malore mund të ketë dhe reshje dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 °C / 12 °C
në vendet malore: -4 °C / 9 °C.
Ndërsa era do të forcohet dhe do të fryjë mesatare në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547