INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të mira nga ekonomia, paga në privat u rrit me…

Lajme të mira nga ekonomia, paga në privat u rrit me…

Publikuar më: 14:12 25-08-2019

Paga mesatare mujore bruto ka vijuar rritjen. Banka e Shqipërisë në raportimin mbi tremujorin e dytë të këtij viti thotë se pagesa mesatare mujore e zhveshur nga inflacioni, u rrit me 3.3%, nga 1.5% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e pagës mesatare mujore vazhdon të mbetet më e lartë në sektorin privat krahasuar me sektorin shtetëror. Në sektorin privat, rritja e pagës mesatare mujore rezultoi 3.3% në terma realë, ndërsa në sektorin shtetëror rritja ishte 1.2%.

Zhvillimet në tregun e punës ishin pozitive edhe në tremujorin e parë të vitit, me një rritje vjetore të punësimit me 1.4%. Kontributin kryesor e dha numri më i lartë i të punësuarve në sektorin e shërbimeve. Të dhënat e tregut të punës tregojnë për një përmirësim të gjendjes së ekonomisë dhe ngushtim të hendekut negativ të prodhimit.

Kjo dëshmohet edhe nga përmirësimi gradual i normës së shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese nga bizneset. Ky tregues ishte në nivelin 75.6% në tremujorin e dytë të vitit 2019 dhe u rrit me 3.1 pikë përqindje në terma vjetorë, i ndikuar në masën më të madhe nga shfrytëzimi me një shkallë më të lartë i kapaciteteve në aktivitetet e shërbimeve. Nga vrojtimet, rezulton se bizneset se po i shfrytëzojnë kapacitetet e tyre me një normë rreth 1.9 pikë përqindje më të lartë se mesatarja historike. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428