INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të mira nga gjendja kaotike e motit. Ja në çfarë ore pakësohen reshjet sipas sinoptikanëve

Lajme të mira nga gjendja kaotike e motit. Ja në çfarë ore pakësohen reshjet sipas sinoptikanëve

Publikuar më: 21:22 01-12-2017

Më në fund vijnë lajme të mira. Sipas informacioneve meteorologjike reshjet do fillojnë të bien me intensitet të ulët dhe me shumë gjasa përmbytjet do të zhduken së shpejti.

Sinoptikane Tanja Porja në një lidhje telefonike me News 24 dha parashikimin e motit për ditët në vijim. Sipas sinoptikanes reshjet me më intensitet të lartë e mesatar do të vijojnë deri në mesnatë, kryesisht në zonat jugore.

Pritet që pas mesnate reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të vendit. Moti kthjellohet nga dita e martë.

“Edhe pak orë deri në mesnatë do të ketë reshje me intensitet të lartë e mesatar në zonat jugore. Reshje do të ketë në kufirin juglindor, pas mesnate nga ora 2-3 pritet reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të jugut.

Në orët e para të mëngjesit, zonat jugore do kenë reshje të pakta. Veriu do ketë reshje më të pakta të pa konsiderueshme në krahasim

Në mesnatën e së shtunës dhe të dielën në mëngjes, do ketë shtim të reshjesh në pjesën qendrore e jugore, kurse më pak do ketë në veri.

Dita e hënë sjell stabilizim të kushteve të motit, nga e marta në të enjte moti do jetë i kthjellët dhe do ketë ulje të temperaturave,” tha sinoptikania.

Temperaturat

Kemi pasur ulje me 2 ose 3 gradë në ditën e sotme, ndryshe nga këto ditë që kaluan. Të dielën do ketë ulje graduale dhe kur të kthjellohet moti të martën, presim temperaturat të zbresin nën 0 në zonat malore, priten reshje dëbore.

Kemi një fuqizim të reshjeve të dëborës kryesisht në verilindje gjatë të dielës.

Article Logic
Execution time: 0.0030040740966797