Për të tretën ditë me radhë në Itali po vazhdon të ulet numri i viktimave si pasojë e koronavirusit.
Edhe pse me ritme të ulëta, vihet re se numri ka rënë dhe në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 525 persona, pra 52 viktima më pak se një ditë më parë.
Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 22 170.
Lajme të mira vijnë për personat e rinj të prekur nga pandemia të cilët vazhdojnë të jenë më pak nga dita në ditë.
Në 24 orë u regjistruan 3789 raste të reja me COVID-19.