Në muajin maj, “Whatsapp” lajmëroi se do të fuste thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti. E pikërisht sot ky aplikacion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.
“Whatsapp” nisi së pari lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014 dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.
Gjithashtu kompania ka treguar se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.
“Whatsapp” ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.