Fakti i të qenit nënë tashmë mesa duket e ka bërë të jetë goxha e preokupuar për vogëlushen e saj duke e larguar paksa nga bota e artit.
Lodhja e tepërt mesa duket e ka bërë Cardi B që të heqë dorë nga pjesëmarrja në koncertin që do të organizojë Bruno Mars.
Lajmin e ka dhënë vetë reperja me një foto të postuar në Instagram.
“Besoj se sot nuk do të marr pjesë në koncertin e Bruno Mars. Pasi solla në jetë vajzën time, 6 javëshi më duhet për të marrë veten psikologjikisht dhe mentalisht”, shkruan Cardi në postimin e saj./intv.al/