Ai u uroi mirëseardhjen dy binjakëve Eva dhe Mateo javën e kaluar, por Ronaldo ka vendosur të zgjerojë sërish familjen e tij. Futbollisti i Real Madrid i cili është në mëdyshje për ekipin në të cilin do të luajë sezonin që vjen, ka nisur pushimet në Ibiza teksa është parë në shoqërinë e të dashurës së tij Georgina Rodrigues dhe djalin Cristiano JR. Mirëpo më shumë se Ronaldo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht e dashura e tij, pasi barku i saj dukej më i fryrë se zakonisht. Daily Mail ka publikuar fotot nga pushimet e çiftit dhe tashmë spekulimet për shtatzëninë e Georginës janë kthyer në fakt pasi nuk ka më dyshime se ajo është shtatzënë dhe kjo dallohet si në fotot me bikini, ashtu edhe në ato me fustan.
Urime!